DETAJE/ U vra një natë më parë në Shkodër, viktima ishte arrestuar më parë për drogë dhe mbajtje armësh

Shkodra u trondit mbrëmjen e djeshme pasi Lulash Qepuri mbeti i vdekur, pasi iu bë antentat me armë zjarri teksa ndodhej brenda lokalit të tij fshatin Stom Golem.

I moshuari arriti të shkonte me shenja jetë në spital, por nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve të marra, për pasojë ndërroi jetë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:40, ndërsa ende nuk dihen rrethanat dhe as autorët.

Sipas informacioneve, 76-vjeçari është arrestuar në vitin 2011, atëherë 63-vjeç pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin dhe në banesën e tij ngjitur me lokalin, janë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri, municione luftarake si edhe fara të bimës narkotike kanabis sativa./albeu.com