Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Athinë, ku një 34-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i një qendre tregtare.
Mediat greke bëjnë më dje se ngjarja ka ndodhur pak minuta pasi qendra është mbyllur.
I riu në fillim ka hedhur çantën e tij dhe më pas është hedhur edhe vetë, duke ndërruar jetë në vend.
Ngjarja ka ndodhur në sy të dhjetëra punonjësve. Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.