Kruja vijon të mbetet një nga qytetet më të infektuara teksa çdo ditë zbulohen vatra të reja të koronavirusit.
Në 24 orët e fundit janë bërë 28 testime, nga të cilat 4 rezultuan pozitive. Një shifër kjo më e ulët në krahasim me një ditë më parë ku u identifikuan 9 raste të reja.
Mësohet e 4 rastet e sotme janë persona kontakti me rastet e mëparshme, megjithatë pritet përditësimi i ministrisë për konfirmimin e rasteve.
