Një mjek i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit ka rezultuar pozitiv me COVID19, ndërsa në repartin infektiv të këtij spitali janë duke u trajtuar vetëm dy persona si të dyshuar me koronavirus.
Kështu ka njoftuar drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Nisret Hajrullahu i cili për KosovaPress tha se çdo ditë në këtë spital merren mostrat e personave të dyshuar me virusin e të cilat me pas dërgohen në IKSHP në Prishtinë.
“Momentalisht në repartin e sëmundjeve infektive ka pasur vetëm nga një pacientë të cilët janë të dyshimtë dhe që janë testuar, aktualisht nuk kemi me COVID të shtruar në repart… Çdo ditë gati kemi që domethënë ose refuzojnë ose janë me pasqyrë klinike jo të rëndë që mund të presin.
Fillimisht u caktohen indikacionet për testin dhe të nesërmen hyjnë pastaj në planifikim për testim dhe realizohet testi…Momentalisht dje është diagnostikuar një doktor të tjerë jo”, tha ai.
