Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut kanë rezultuar pozitiv 163 persona nga 1074 testime të realizuara.
Rastet e reja u shënuan në: Shkup-70 raste, Kumanovë-2, Dibër-6, Shtip-14, Prilep-2, Tetovë-25, Strugë-4, Veles-2, Manastir-1, Ohër-9, Kavadarci-3, Gostivar-11, Strumicë- 1, Kriva Pallankë-2, Koçani-3, Shën Nikollë-4, Resnje-4.
Fatmirësisht janë shëruar 40 pacientë, konkretisht në Shkup janë regjistruar 6 pacientë të shëruar , Kumanovë-1, Shtip-16, Prilep-1, Tetovë-9, Veles-2, Manastir-1, Gostivar-2, Koçani-1, Resnje-1.
Gjatë 24 orëve të fundit jetën e kanë ndërruar tre pacientë të diagnostifikuar me Covid-19. Në Spitalin “8 shtatori” kanë ndërruar jetë 3 pacientë. Një viktimë 42 vjeçare nga Resnja ishte shtruar në spital me 13 qershor. Viktima tjetër është nga Shkupi. 71 vjeçarja ishte shtruarë në spital me 15 qershor si dhe një viktimë tjetër nga Shkupi e pranuar në spital me 23 qershor.
Numri i përgjithshëm i të prekurve me Covid-19 shkon në 5758, prej të cilëve 2206 janë shëruar kurse 268 pacientë kanë ndërruar jetë.
Aktualisht në vendi ka 3284 raste aktive.
