Brigada e ushtrisë ruse në Bucha, e akuzuar për krime lufte, është dekoruar me titull nderi nga presidenti Vladimir Putin.
Përmes një letre të nënshkruar të hënën, Putin përgëzoi Brigadën 64-të të Rusisë për “heroizmin dhe guximin e tyre të madh” dhe i dha njësisë titullin “Gardë” për “mbrojtjen e sovranitetit të Rusisë”.
“Ky dallim i lartë njeh meritat tuaja të veçanta, heroizmin dhe guximin tuaj të madh në mbrojtjen e atdheut tuaj dhe në mbrojtjen e sovranitetit dhe interesave kombëtare të Rusisë”, tha Putin në letër.
“Përmes veprimeve të mprehta dhe të guximshme gjatë operacionit të posaçëm ushtarak në Ukrainë, stafi i njësisë u bë model në përmbushjen e detyrës ushtarake, trimërisë, përkushtimit dhe profesionalizmit”, vazhdoi letra.
Në fillim të këtij muaji, varreza masive plot me qindra civilë të vrarë, të cilat ekipet e CNN i vizituan u zbuluan në qytetet Bucha dhe Borodyanka pas tërheqjes së forcave ruse nga rajoni i Kievit.
Në një deklaratë më 4 prill, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës i emëroi ushtarakët e Brigadës së 64-të si kriminelë lufte të përfshirë drejtpërdrejt në mizoritë e kryera kundër civilëve të Bucha.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka fajësuar Rusinë për vrasjet dhe i ka bërë thirrje Moskës të ndalojë kryerjen e “krimeve të luftës”.
Kremlini ka mohuar çdo përfshirje në vrasjet masive, ndërsa ka përsëritur pretendimet e pabaza se imazhet e trupave të civilëve në rrugët e Bucha janë të rreme.
Gjatë një vizite në Bucha dhe Borodyanka javën e kaluar, kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) Karim Khan tha se kishte ” baza të arsyeshme për të besuar se krimet brenda juridiksionit të GJNP-së po kryhen”.