Mëngjesin e sotëm kanë rinisur kërkimet për gjetjen e 10-vjeçarit të mbytur në Lumin Fan të Mirditës .
Kërkimet kanë hyrë në ditën e katërt, me polumbarët e RENEA-s, policinë dhe banorët e zonës të angazhuar.
Kujtojmë që të miturin e mori rrjedha e lumit pasditen e të martës, teksa ishte duke luajtur me top.
Deri më tani nuk ka asnjë shenjë, përvec xhupit dhe topit që u gjetën në ditën e dytë të kërkimeve. /albeu.com