Udhëtimi i një gruaje në Shqipëri, rikthim në ditët e rinisë

Një nga të mirat e të jetuarit është spontaniteti.

Papritmas mund të shkosh në pijetore pa planifikim. Ngjashëm ndodh edhe me udhëtimin.

Ekziston ai elementi “pse jo” për të arritur në destinacionin që dëshiron të shkosh.

Kështu ndodhi edhe me mua kur u gjenda papritmas në një festë në Shqipëri.

Atje u njoha me të renë braziliane, bukuroshe, e cila ishte sulmuar nga arinjtë teksa flinte në natyrë në Turqi dhe me një grua në moshën time, e cila kishte rënë në dashuri jo vetëm me Shqipërinë, por me një burrë me të cilin do të martohej.

E sa kohë kishte ajo në vend? “Tri javë”.

Disa njerëz, me të vërtetë, dinë se çfarë do të thotë spontaniteti.

Vajza ime kishte ardhur në shtëpi nga kolegji për një javë.

Isha magjepsur nga Shqipëria që kur lexova librin “Të lirë”.

Lea Ypi kish shkruar një kujtim për fëmijërinë e saj. Ajo nuk dinte asgjë për botën e jashtme dhe Shqipëria mbeti komuniste edhe pas rënies së Murit të Berlinit dhe vdekjes së “xhaxhit” Enver.

Më pas, Ypi nisi të kuptonte të gjitha gënjeshtrat që i kishin thënë si fëmijë dhe teksa komuniteti i saj shkatërrohet, vjen një ndjenjë e re lirie.

Për të qenë e sinqertë, dija pak për Shqipërinë.

Por dija për WizzAir-in. Kohët e fundit isha në Rumani kështu që mora dy avionë për në Tiranë për 25 paund secili.

Paçka se më pëlqen luksi, kësaj here zgjodha të ndjek rrjedhën e vajzës që donte të qëndronte në bujtina. E pse jo?

Nuk mund të kishim qenë më të mirëpritura.

Në bujtina kishte tualete të përbashkëta me shumë dushe dhe një kuzhinë, një kopsht të madh, të gjitha për rreth 15 paund në natë secila.

Dhoma ishte elementare, por kishte hijeshinë e saj dhe një ngrohës elektrik që më ktheu menjëherë në fëmijërinë time, në dhomën e përbashkët ku të gjithë mund të rrinin.

Natën e fundit të qëndrimit na treguan se do të organizohej një festë.

Vetë Tirana është një pellg ndërtesash të vendosura në një sfond mahnitës malesh. Gjithçka është e kalueshme dhe gjithçka është e lirë.

Teksa shumë flasin për të kaluarën staliniste të vendit, atje gjeje xhami pranë kishave ortodokse, ndërtesa përrallore pranë tregjeve të vogla të luleve.

Nuk ishim larg nga sheshi kryesor, ndaj ishte e lehtë të orientoheshim.

Një nga kënaqësitë e qëndrimit në një bujtinë është mënyra se si udhëtarët e tjerë ju këshillojnë: ku të hani, çfarë të shihni, ku të shkoni.

Asgjë nuk ishte e tepërt për njerëzit që drejtonin dhe çdo taksi që ata organizuan, ishte gjysma e çmimit nga taksitë që organizuam vetë.

Për t’u njohur me historinë shkuam te Bunk Art 2. Hoxha ndërtoi një bunker masiv, një pallat nëntokësor prej pesë kate. Shkuam për historinë e tmerrshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme shqiptare.

Ishte plot me pasazhe të frikshme dhe informacione për Sigurimin, policinë sekrete që mbështetej te informatorët civilë për të mposhtur disidencën.

Disa prej tyre ishin vërtet shqetësuese. Brutaliteti dhe torturat e tmerrshme të kampeve ishin ilustruar në detaje.

Nuk qëndrova gjatë atje poshtë.

Prisja vajzën jashtë nën qiellin e shkëlqyer blu, duke parë qytetarët shqiptarë që i afroheshin çadrës “Tirana Stands with Ukraine”, duke sjellë jorganë të rinj dhe ushqime të konservuara.

Nuk gjendeshim atje për të parë vetëm për të parë mizoritë e regjimit të vjetër, por për t’u kënaqur në Shqipërinë moderne.

Për të zbuluar se çfarë ndodhte, bisedat me banorët e tjerë të bujtinave ishin shumë më të dobishme se çdo rishikim i çuditshëm i Tripadvisor-it.

Informatat më të kënaqshme vinin nga ata që kishin shkuar në një klub apo restorant të mrekullueshëm vetëm një ditë më parë.

Interneti e ka bërë udhëtimin më të lehtë, në njëfarë mënyre, por edhe ultra-konformist.

Megjithatë, nuk ka asgjë si dikush që ju thotë të endeni në një rrugë të pasme për në një treg të cilësisë së mirë ose drejt një kafeneje të vogël.

I morëm vaktet në restorante të vogla të shkëlqyera. Madje, edhe vajza ime vegane u gjend mirë, sepse ushqimi ishte mjaft turk, kështu që kishte me bollëk patëllxhanë dhe bukë misri.

Provova qofte dhe ushqime deti të shkëlqyera, si dhe vajin më të mirë të ullirit. Buka e bërë në shtëpi dhe vaji i ullirit ishin të mrekullueshëm.

Lëre pastaj rakia. Uleshim e bisedonin në shoqërinë e saj.

Kaluam një ditë në hotel, pasi bregdeti më i afërt është vetëm 45 minuta larg në Durrës. Hoteli gumëzhinte dhe kuptova se çfarë nuk merrni në një hotel: jastëkë të mirë dhe një televizor.

Bëhej një tubim politik poshtë plazhit, por ishim më të magjepsura nga televizioni.

Kurse ushqimet e detit ishin të shkëlqyera dhe kishte një haman. I rezervova vetes një masazh. U ndjeva e privilegjuar.

Në fakt, ishim shumë të lumtura që u kthyem në hotel. Por u ndamë pasi vajza ishte magjepsur jo vetëm me monumentet e çuditshme të Hoxhës, por edhe me kishat ortodokse ku endej nëpër ceremoni që dukej se ia kishin marrë mendjen.

Shkova te një bar i mrekullueshëm plot me postera të vjetër filmash dhe një restorant që më kishin rekomanduar. Qoftet pikante ishin të shijshme.

U takuam sërish për festën ku kishin improvizuar një bar dhe kishin ndezur zjarrin. Kishte një shfaqje filmi: një dokumentar për partitë e fshehta çeke.

Në mesnatë shkova në shtrat. Të rinjtë shkuan në një festë tekno në një bodrum.

Është e qartë se të gjithë kaluan një kohë të mirë nga gjendja e të gjithëve të nesërmen.

Vajza zuri shumë miq të rinj. Të dyja ishim magjepsur plotësisht nga ky vend.

Mezi pres të kthehem dhe të udhëtoj në jug gjatë verës. Në fund të fundit, është Adriatik.

Të rijetoj rininë time? Ndoshta po, pse jo?

Tingëllon çuditshëm që u gjenda në një vend post-komunist për të ndier vërtet një atmosferë aktuale të komunitetit.

Mësova se luksi lidhet me kohën e mirë që kalohet dhe se çfarë mësohet gjatë asaj kohe.

Shqipëria m’i dhuroi të gjitha këto dhe shumë më tepër./Albaniapost/