Në fillim të lidhjes ndjejmë pasion për partnerin, por ai zhduket me kalimin e kohës.
Është krejt normale që pas një kohe të mos jeni më i dashuruar.
Por, ajo që duhet të ndodhë është që dashuria e vërtetë për atë person dhe pranimi me të gjitha papërsosmëritë vijnë në vend të dashurisë.
Fluturat në stomak, të cilat janë të kudogjendura në ditët e para të një lidhjeje, për fat të keq, nuk zgjasin përgjithmonë. Por çfarë është në të vërtetë ajo ndjenjë e të rënë në dashuri?
Sigurisht, hormonet që janë përgjegjëse për rritjen e papritur të emocioneve luajnë një rol të madh. Sipas shkencëtarëve të Harvardit, Catherine Wu, testosteroni dhe esrtogjeni stimulojnë dëshirën, dopamina, norepinefrina dhe serotonina krijojnë tërheqje dhe oksitocina dhe vazopresina forcojnë lidhjen.
Hulumtimet e publikuara në revistën shkencore Frontiers in Psychology kanë treguar se çiftet priren të dalin nga faza fillestare e lidhjes pas një mesatare prej 6 muajsh. Shkencëtarët shpjegojnë se edhe pse dashuria është emocionuese dhe e bukur në fazat e hershme, ajo është edhe stresuese, sepse nuk e njeh mirë partnerin dhe nuk je ende i sigurt për ndjenjat.
Çfarë vjen pas rënies në dashuri?
Sipas shkencëtarëve, faza e dytë, pas pasionit fillestar, e cila zgjat rreth katër vjet, është “dashuria pasionante”, në të cilën zakonisht ruhet pasioni dhe intimiteti i shtuar. Pas kësaj, pra, që nga viti i pestë i lidhjes, dashuria pasionante ia lë vendin miqësisë, kështu pasioni ulet, por lidhja, intimiteti dhe ndjenja e komunitetit arrin kulmin. /albeu.com/