Premier League rifillon me një gabim amatoresk, topi hyn në portë, por goli nuk pranohet (VIDEO)

Kampionati anglez ka rifilluar pas tre muajsh pauzë.

Ndeshja e parë pas rikthimit ishte ajo në mes të Aston Villës dhe Sheffield Unitedit.

Megjithatë, jo gjithçka shkoi në rregull, pasi në një rast u bë një gabim trashanik.

E gjitha kjo ndodhi në minutën e 42-të të ndeshjes, kur topi hyrë në portë, por goli nuk u pranua.

Portieri i Aston Villas, Orjan Nyland nuk arriti ta perceptoj mirë topin dhe u fut me gjithë të brenda vijave të portës, por teknologjia e vijës së golit ​​nuk vendosi ta pranojë golin.

Pas kësaj ndodhie, lojtarët e Sheffieldit iu drejtuan gjyqtarit kryesor Michael Oliver për të sinjalizuar golin, por ai vendosi ta vazhdoj lojën.


Shtuar 17.06.2020 19:19