Pushtimi rus, rreth 3 milionë refugjatë ukrainas ikin nga shtëpitë e tyre

Agjencia e OKB-së për Refugjatët ka dhënë një përditësim mbi numrin e ukrainasve që kanë ikur nga lufta me Rusinë që nga 24 shkurti.

Gjithsej 2.95 milionë ukrainas kanë lënë shtëpitë e tyre në total, me 1.8 milionë që kanë hyrë në Poloni. Të tjerë kanë udhëtuar në Hungari, Rumani dhe Sllovaki.

Ndërkohë, UNICEF ka konfirmuar se 73,000 fëmijë ukrainas janë bërë refugjatë që nga fillimi i konfliktit, që barazohet me 55 fëmijë çdo minutë.

Rreth 300,000 refugjatë ukrainas kanë hyrë gjithashtu në Evropën Perëndimore.


Shtuar 15.03.2022 11:34