Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli. Babai i tre fëmijëve, nga Shqipëria, u dogj së gjalli në një fabrikë kanabisi në Angli.
Viktima është Margarit Xhindi, i moshës 43 vjeç nga Shqipëria.
Ngjarja ndodhi rreth orës 7.30 pasdite të enjten e kaluar, ku Xhindi ndërroi jetë ditën e nesërme në spital pas plagëve të rënda.
“Njësia, e përdorur për rritjen e kanabisit në një shkallë industriale, ishte e bllokuar që do të thotë se këta njerëz nuk kishin asnjë mënyrë për t’i shpëtuar zjarrit,”- tha policia në një deklaratë. /albeu.com/
