Lufta në Ukrainë, Rama: Do rriten çmimet e energjisë dhe produkteve (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama është shprehur se lufta në Ukrainë do të ndikojë në rritjen e çmimeve të energjisë e të produkteve në vend.

Komentet Rama i ka bërë teksa ka qenë në një lidhje ‘LIVE’ me gazetarin Bledi Fevziu i cili ndodhej në kufirin mes Polonisë e Ukrainës.

Shefi i qeverisë shtoi se Nafta është kthyer në çmimin më të lartë që prej vitit 2014.

“Nafta sot është kthyer në pikun e vetë të viti 2014, dhe sigurisht ishte një trend i post pandemisë  dhe si efekt i nevojës në rritje ka bërë edhe Shqipëri do të preket. Çmimin e energjisë nuk e kishim parashikuar, por duhet të jemi të vetëdijshëm që jemi në luftë, nuk na prek ushtarakisht, por nga pikëpamja e çmimeve”, u shpreh Rama./albeu.com/