Zv/kryeministrja ukrainase: Edhe NATO është përgjegjëse për civilët e vrarë nga rusët

Zëvendëskryeministri i Ukrainës thotë se NATO do të jetë pjesërisht përgjegjëse për vdekjet e civilëve në vend duke refuzuar të zbatojë një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë.

Për BBC, Olha Stefanishyna tha se është çnjerëzore të dish që popullsia civile dhe fëmijët do të vriten duke mos marrë këtë vendim.

“Gjaku i atyre civilëve, duke përfshirë nënën dhe babanë e dy fëmijëve që lindën dje dhe vetëm sot humbën prindërit e tyre në një granatim, nuk është vetëm në duart ruse”, tha ajo.

Zëvendëskryeministrja ukrainase kërkoi falje që nuk ishte diplomatike në zgjedhjen e gjuhës, por tha se po fliste ndërsa nga një strehë që të mbron nga bombardimet.

Anëtarët e NATO-s kanë refuzuar të krijojnë një zonë ndalim-fluturimi pasi janë të shqetësuar se kjo do të përshkallëzonte konfliktin duke i vënë forcat perëndimore në luftime të drejtpërdrejta me fuqinë ajrore ruse./albeu.com


Shtuar 3.03.2022 12:35