Altin Basha dhe Sarah Berisha ishin sot në “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi. Ata folën për nisjen e këtij sezoni, dhe se si ishin pritshmëritë e tyre.
Zërat nëse Bes Kallaku është pjesë e “Kosherja” apo jo ai i jep fund në ‘Abc e Pasdites’. Gjatë bisedës ndërhyri në një lidhje skype edhe aktori Besart Kallaku, i cili theksoi se në çdo nisje sezoni kishte pritshmëritë maksimale.
Ndër të tjera Ermali e pyet se çfarë e lidh kaq shumë me Altin Bashën, apo siç thonë portalet, tha me shaka, pagesa e lartë?
Besi e kalon më batutë këtë pyetje duke iu përgjigjur: “E ke parasysh shprehjen “i ka puq Zoti”.
Regjisori Basha shtoi se Besi do të ketë disa misione edhe nga Amerika, ndaj na mbetet të presim surprizat e tyre.