Atletet më të shtrejnta në botën e Super Bowl, të punuara me flori, diamante dhe lëkurë pitoni

Odell Beckham është shfaqur në finale e Super Bowl 2022 si askush tjetër.

Talenti i Los Angeles Rams është future në fushën e lojës me një palë atlete të firmës NIKE të personalizuara, përbëhej nga diamante dhe të cilat ishin realizuar nga ‘Kirurgu i Këpucëve’.

‘Kirurgu i Këpucëve’ është një artist i famshëm i atleteve që zbërthen këpucët origjinale dhe u shton atyre materiale premium. Ai shpesh përdor lloje të ndryshme lëkurash kafshësh dhe kërkon mijëra dollarë për secilën palë që shet. Odell Beckham Jr është një klient i rregullt i ‘Kirurgut të Këpucëve’ dhe natyrisht ai bëri një punë të re speciale.

Këpucët që zakonisht mban Odell janë zbërthyer dhe ‘Kirurgu i Këpucëve’ shtoi një detaj mbresëlënës që nuk e shton shpesh. Çdo këpucë ka një symbol të NIKE të madh në secilën anë, por Odell kërkoi t’i mbushte të gjitha me diamante të nivelit të lartë. Puna përfundimtare është mjaft mbresëlënëse nga ‘Kirurgu i Këpucëve’. Por kjo nuk është e gjitha, lëkura mbretërore blu dhe e verdhë e pitonit e përdorur në këpucë është përzgjedhur gjithashtu nga ‘Kirurgu i Këpucëve.

Sipas vetë ‘Kirurgut të Këpucëve’, diamantet kanë një peshë totale prej 25 karatësh me një total prej 1,494 diamante që kanë qartësi. Të gjithë këta diamante janë të ndarë në mes të dy simboleve të NIKE. Gjithashtu, përmbajnë 150 gram ari të verdhë 14 karatësh dhe që janë pikërisht poshtë diamanteve. Sipas mjeshtrit, u deshën më shumë se 100 orë për t’u krijuar dhe ato vlerësohen në 200,000 dollarë./ h.ll./albeu.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Los Angeles Rams (@rams)


Shtuar 14.02.2022 15:36