Një 16-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës paraditen e sotme. I riu është gjetur me armë zjarri brenda ambienteve të shkollës “Loro Boriçi” në Tiranë.
Pasi policia ushtroi kontrolle në ambientet e shkollës sportive, arma iu gjet e fshehur në dhomat e konviktit.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 proceduan penalisht shtetasin K. C., 16 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pistoletë sportive”, njofton policia. /albeu.com