Me siguri e dini që populli me jetëgjatë në botë janë japonezët. Jetëgjatësia mesatare në Zvicër është 83.4 e ndërsa në Japoni është 84.3. Gjithsesi, qëllimi final nuk është jeta e gjatë, por një jetë e jetuar mirë dhe në mënyrë të shëndetshme.
Japonezët kanë “sekretet” e tyre për të bërë këtë dhe ju duhet të filloni të mbani shënime:
- Sa më pak, aq më mirë
E kemi fjalën për porcionet e ushqimeve. Duhet të kuptoni që “shumë herë nga pak” është më mirë se një pjatë e madhe që do t’ju bëjë të ndiheni të fryrë. Porcionet e vogla do t’ju mbajë larg mbingopjes dhe si rezultat larg kilogramëve të tepërt.
- Hani derisa të ndiheni 80% të ngopur
Nuk rekomandohet të hani shpejt pasi duhen të paktën 20 minuta nga koha që nisni të ushqeheni që truri të dërgojë sinjale tek stomaku. Japonezët e dinë këtë dhe përdorin një rregull të thjeshtë: hanë derisa të ndihen 80% të ngopur ose thënë ndryshe hanë 8 nga 10 lugët e ushqimit.
- Përdorni një lugë çaji me vaj ulliri dhe vetëm 0.9 gram kripë
Rekomandohet ta reduktoni sasinë e kripës në 0.9 gram në ditë dhe të mos ndani një lugë çaji me vaj ulliri kur gatuani.
- Ata preferojnë të ecin në vend që të ushtrohen.
Janë gjatë gjithë kohës aktivë, por aktiviteti i tyre i preferuar është ecja. Duke bërë këtë ata kombinojnë mbajtjen e trupit në formë dhe kënaqësinë emocionale në të njëjtën kohë. Duke ecur, mund të flasin, mund të njihen me njerëz të rinj dhe në të njëjtën kohë, të ushtrohen.
- Dushet e gjata me avull dhe vajra esencialë
Banjot e gjata janë shumë të rëndësishme për shëndetin e tyre dhe jo vetëm! Japonezët përdorin vajra esencialë që ndihmojnë në zbutjen dhe relaksimin e lëkurës. Kujdesuni të mos e kaloni masën e qëndrimit në dush, por shijojeni kohën aty dhe meditoni.