Pas aksidentit me makinë, Ermal Fejzullahu zbulon gjendjen shëndetësore (VIDEO)

Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij në Instagram mbrëmjen e sotme.

Në një video të publikuar në InstaStory, ai tregon se ka pësuar një aksident në makinë.

Këngëtari kishte qenë së bashku me disa familjarë të tij, ndërsa i ka kërkuar fansave të mos shqetësohen.

Ermali tregon se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe ajo që kishte ndodhur ishte diçka e padëmshme.

Ai falenderon ndjekësit për interesimin duke i përshëndetur në videon e publikuar.


Shtuar 23.05.2020 08:29