Shtohet numri i pacientëve tek Infektivi, 5 prej tyre në terapi intensive

Ka shkuar sot në 981 numri i të nfektuarve, teksa prej tyre mbeten aktivë 173 persona, kryesisht në Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Për më shumë se 3 javë nuk kemi humbje jete dhe ky është një indikator që tregon qëndrueshmërinë e këtij shpërthimi epidemik.

Megjithatë, pas një situate të qëndrueshme dhe të stabilizuar të rasteve që kanë kërkuar shërbim spitalor, sot kemi një rritje të rasteve në spitalin infektiv. Aktualisht janë të shtruar 17 pacientë dhe 5 prej tyre janë në terapi intensive.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 981 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar.


Shtuar 22.05.2020 09:19