Meteologia Tanja Porja, e ftuar në televizionin A2CC ka bërë një bilanc të të gjitha fenomeneve ekstreme të motit përgjatë vitit 2021. Ajo gjithashtu ka zbuluar sesi do të jetë viti i ardhshëm sa i takon kushteve të motit.
Çfarë ka dominuar gjatë vitit 2021?
Shumica prej këtyre fenomene të motit ekstrem janë derivati i stinës së uraganeve në Atlantik që në vitin 2021 që kanë qenë më dinamike në 20 vitet e fundit. Në Atlantik ka pasur 6 stuhi të fuqishme që kanë goditur jo vetëm Amerikën dhe Brigjet e Europës. Më pas janë i nxehti ekstrem në Australi, Amerikë dhe Siberi. Ndërkohë janë stuhitë e rralla që goditën perëndimin e Europës, mos harrojmë atë të Gjermanisë. Deti Mesdhe këtë vit ka pasur stuhi ekstratropikale me një ashpërsi më të madhe. Madje kemi pasur dy stuhi të natyrës së uraganeve.
Rreshjet
Nuk do ta cilësoja si vitit me më shumë reshje, por viti me ekstremitetet më të larta të motit, jo vetëm në Europë por dhe në rrafshin vendor.
I nxehti
Ekstremiteti i të nxehtit ka qenë i madh në Europën Lindore dhe në atë Julindore, ku përfshihet dhe Ballkani. Në Europën Perëndimore ka qenë pak më ndryshe me përjashtim të Italisë që u godit nga një prej valëve të të nxehtit gjatë kësaj vere është shënuar rekord historik prej 48.8 gradë celsius. Pastaj në Shqipëri, nga mesi i qershorit deri në fund të gushtit kemi pasur shumë ditë me temperatura të larta
Vendi ynë, ngjarjet hidrometeologjike?
Ky vit ka qenë për t’u shënuar. Filloi viti me përmbytje, nga data 4-5 dhe më pas deri në fund të shkurtit ishim në këto kushte. Janar-shkurt me reshje intensive 3-4 ditë më pas shkëputeshin me periudha 3-4 ditore me temperatura ftohtë dhe kështu ishin dy muajt e parë të vitit. Ndërkohë kemi pasur stabilitet nga marsi deri në fund të tetorit, pa reshje. Si vit në total, masa mesatare e reshjeve ishte normale. Pra nuk kemi patur një vit të thatë. Temperaturat rekord kanë qenë mbi 42 gradë celsius, për rreth 10 ditë në gati 50% të territorit shqiptar. 2-3 ditë është normale i nxehti ekstrem, por gjatë këtij viti kanë zgjatur shumë. Vera ka qenë e nxehtë pa shkëputje, të cilat sollën dhe zjarre në vend. Vlejnë të përmenden dhe përmbytjet e tetorit, për shkak të reshjeve pa shkëputje për 5-6 ditë.
Moti 2022
Ka një parashikim për 2022. Do të hyjë normalisht, por do të jetë një “mashtrim” pasi jemi në zonën e nxehtë të reagimit që natyra bën ndaj nesh. Do të kemi valë të të ftohit në janar, valtë të nxehti në vlerë, stuhi në brigje dhe përmbytje. Nuk mund të japim data, por 2022 do të jetë binjakja e 2021 për sa i përket kushteve të motit./albeu.com