Turbullimi i xhamave të makinave gjatë muajve të dimrit është një fenomen i zakonshëm, por shumë i bezdisshëm.
Jo vetëm sepse ato kufizojnë dukshmërinë, por edhe sepse shpesh u duhet një kohë e gjatë për t’u pastruar, veçanërisht nëse automjeti ka qëndruar i palëvizshëm për shumë orë në temperatura të ulëta.
Videoja e mëposhtme na jep një zgjidhje shumë të lehtë për thithjen e lagështirës brenda makinës dhe shmangien e turbullimit.
Mjafton të vendosni rërë silikoni e njohur edhe si rërë kristali në 2 çorape dhe t’i lini në makinë!
Shikoni videon përkatëse