Pas Kuvendit, Bardhi njofton datën e mbledhjes së Këshillit Kombëtar

Partia Demokratike ka bërë publike datën kur do të mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Kombëtar.

Sipas PD, Këshilli Kombëtar i PD-së do të mblidhet më 23 dhjetor në orën 17:30.

Me anë të një njoftimi PD ka njoftuar anëtarët e Këshillit që të marrin pjesë në sallën e mbledhjeve në selinë e PD-së.

Njoftimi:

Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar,
Në vijim të njoftimit të bërë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të datës 12 Dhjetor 2021, pas vendimit të Kryesisë së Partisë, ju njoftojmë se mbledhja e rradhës e Këshillit Kombëtar do të zhvillohet ditën e enjte, datë 23 Dhjetor 2021, ora 17:30 në sallën e mbledhjeve kati i 2, sipas rendit të ditës të njoftuar në mbledhjen pararendëse.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,

Sekretari i Përgjithshëm

Gazment Bardhi /albeu.com/