Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvendin e PD-së ka sulmuar ambasadoren e SHBA-ve Yuri Kim, të cilën e quan guvernatorë që mbështet qeverinë edhe në kulmin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“SHBA perandori e lirisë, e vlerave, vendi i madh i lirisë ka bërë për lirinë e shqiptarëve më shumë se për çdo vend tjetër në botë. Është e trishtueshme dhe e dhimbshme të shohësh ambasadoren e SHBA të sillet si guvernatore, njëlloj si dikur ambasadori Sovjetik në Tiranë. Miqtë e mi, perandoritë ndryshojnë si nata me ditën, por mjerisht burokratët dhe njerëzit ndonjëherë e harrojnë këtë. Presidenti i SHBA me dekretin e tij, dekreton në këtë vend një ambasadore përfaqësuese të vlerave të vendit të tij të madh, por çfarë ndodh këto vite.
E paimagjinueshme. Në kulmin e mbulimit me drogë të Shqipërisë, Kim përgëzon Shqipërinë për luftën e suksesshme. Në kulmin e korrupsionit dhe shndërrimit të Shqipërisë në protektorat të krimit të organizuar, Kim mbështet me ligjërata qeverinë. Dhe nga mëngjesi në darkë merret me opozitën dhe sulmon qëndrimet e saj.
Shpall non grata njëriun që gjatë gjithë jetës së tij nuk ka pasur kurrë një akuzë për korrupsion, një njeri i cili që kishte bërë gjithçka në luftën kundër krimit dh e korrupsionit në korrupsion, një njeri i cili 31 vite më parë ka përmbysur regjimin e diktaturës staliniste”, tha Berisha./albeu.com
https://www.youtube.com/watch?v=9fkCWTAfJuM