Beniada, një prej banoreve të shtëpisë më të famshme të momentit në Shqipëri “BB VIP”, ka ngatërruar emrin e këngëtarit të njohur, Butrint Imeri, kjo edhe për shkak të vështirësive të saj me gjuhën shqipe.
Por duket se ky i fundit e ka kaluar me të qeshur këtë situatë, duke postuar edhe një story të shoqëruar me emoy.
Beniada është kthyer në një prej personazheve më të dashur për publikun shqiptar.
Ajo la Italinë për eksperiencën në Shqipëri, ndërsa të gjithëve na ka bërë përshtypje qoftë edhe njëherë të vetme mënyra e lezetshme si flet shqip.
Beniada nuk e ka harruar origjinën dhe gjuhën e saj, teksa mundohet që t’i përshtatet banorëve e shpesh bën “gafa” që na shkrijnë së qeshuri.
“Për kokën e Zotit” është një shprehje e Beniadës që do të na mbesë gjatë nga ky edicion i “Big Brother”./albeu.com/