Kryeministri i Holandës viziton nesër Tiranën, kë pritet të takojë

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, do të vizitojë Shqipërinë ditën e nesërme.

Kryeministri Rutte në kuadër të një turi takimesh në Ballkanin Perëndimor, do të zhvillojë një takim edhe me Edi Ramën.

Kjo vizitë do të ketë në fokus integrimin i Shqipërisë. Pas takimit me Ramën, Rutte dhe kryeministri shqiptar do të flasin në një konferencë të përbashkët për mediat.

Vizitën e Mark Rutte në Tiranë, kryeministri Rama e ka lajmëruar më herët përmes një njoftimi.

Kujtojmë se për herë të parë në Qershor 2021 Holanda vlerësoi progresin e Shqipërisë në rrugën e saj të anëtarësimit në BE, si dhe përparimin me reformat.

Lidhur me këtë vizitë edhe kryeministri Edi Rama disa javë më parë bërë një reagim duke njoftuar datën e takimit.

Agjenda:

“Në selinë e OKB me kryeministrin e Mbretërisë së Hollandës, Mark Rutte, i cili do të vizitojë Shqipërinë në 10 nëntor, për të rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Hollandës për nisjen formale të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian”, njoftonte Edi Rama në 24 shtator 2021.

Së fundmi është zbardhur edhe agjenda e Rutte në Tiranë:

Agjenda e vizitës së Kryeministrit të Holandës Mark Rutte në Shqipëri

11.20 – Ceremonia e mirëseardhjes (Blv “Deshmoret e Kombit”, hyrja kryesore e Kryeministrisë) (Sinjalin me frekuenca satelitore, Facebook dhe YouTube)

11.30 – Takimi i homologëve Z.Rama-Z.Rutte (Plane Video + FOTO me wetransfere)

11.55 – Takim i delegacioneve Holandë-Shqipëri (Plane Video + FOTO me wetransfere)

12.30 – Konference për shtyp i Kryeministrit Rama dhe Kryeministrit të Holandës Rutte (vendi: Salla kryesore COD) (Sinjalin me frekuenca satelitore, Facebook dhe YouTube)

14.00 – Vizitë në ambjentet e Piramidës, për projektin e rijetëzimit në një qendër teknologjie (Sinjalin në Facebook dhe YouTube)/albeu.com/