Eksperti Civici: Shpenzimet e mëdha në krizë, rrezik për çekuilibër buxhetor

Dje Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk ka kursyer kritikat në adresë të qeverisë mbi koncesionet, apo ato që njihen ndryshe edhe si PPP-të, por edhe për mungesë transparence për shpenzimet e bëra në investime publike.

Në “ABC Live”, me Juli Xhokaxhi, duke i konsideruar shqetësimet të domsdoshme, Civici tha se duhet transparencë më e madhe ndaj shpenzimeve të buxhetit pasi besueshmëria ndaj institucioneve është e ulët. Sipas tij FMN rekomandon një ekuilibër më të mirë midis shpenzimeve të mëdha në raport me nevojat që do ketë përballimi i krizës së ardhshme. Nëse kryhen shpenzime të mëdha në këtë krizë eksperti tha se do sjellin çekuilibër buxhetor.

“Mungesa e transparencës është një shqetësim që ka ekzistuar në Shqipëri. Është e natyrshme që të ketë llogari tani që fenomeni ka ndodhur, të bëhen me të pastra dhe transparente. Si janë përdorur paratë cila ka qenë transparenca gjatë harxhimit të parave? Mu duk rekomandim normal dhe domosdoshëm. FMN dhe BB kanë kërkuar që të ketë një limit sa i përket angazhimit të PPT. Sa duhet të jetë shumë vjetore që do paguhet nga buxheti i shtetit në raport me PPT. Shpesh është thënë të mos kalojnë 5% të të ardhurave vjetore fiskale që ka vendi për të mos u bërë deficit. Bllokimi i PPT mund të bëhet fjalë për projektet e reja se të vjetrat janë bërë pjesë e organike e shpenzimeve buxhetore. FMN përmendi disa herë kujdes ndaj shpenzimeve ambicioze të mëdha. Janë dhe investime publike dhe PPT. Ajo që rekomandon FMN ishte një ekuilibër më i mirë midis shpenzimeve të mëdha në raport me nevojat që do ketë përballimi i krizës së ardhshme dhe kujdesi se këto shpenzime do sjellin çekuilibër buxhetor”, tha Civici.

Sipas Danajt FMN kërkoi transparencë në këto fonde që ngrenë dyshime për korrupsion, e këtu përmendi investimet për tërmetin dhe pandeminë.

“FMN kërkon trnasparence sepse mënyra si po menazhohen këto fonde ngrenë dyshime për korrupsion. Nga ana tjetër i bëri thirrje KLSH të hetojë nëse ka shkelje. Të bëhet një transparencë e fondeve. Është e nevojshme të bëhet transparencë. Kemi pandeminë, investimet e bëra në aparatura të pamjaftueshme. FMN ngre alarmin për mungesë funksionimi të institucioneve”, deklaroi eksperti.

Sipas Danjat plani i qeverisë për menaxhimin e krizës energjetike nuk siguron shtresat e varfra, duke theksuar se do të ketë rritje çmimi dhe se do ketë përkeqësim të jetesës.

“Çmimi do rritet diku por ne nuk e dimë se ku do rritet. Ne do kemi një përkeqësim të jetesës së qytetarëve”, shtoi më tej ai.

Në konferencën e përbashkët me ministren e Financave, Delina Brahimaj, dhe guvernatorin e BSH-së, Gent Sejko, të zhvilluar dje, shefja e Misionit të FMN për Shqipërinë, Yan Sun, tha se stoku i partneriteteve publike private pritet të arrijë në 50 për qind të PBB-së në 2021, nga 33 për qind që ishte në vitin 2018. Investimet publike të financuara me burime të brendshme (që nuk lidhen me tërmetin), shtoi shefja e FMN-së, janë rritur me shpejtësi që nga viti 2020, ndërkohë që sfidë mbetet mungesa e transparencës mbi tejkalimin e kostove, afateve fillestare dhe mosrespektimin e proceseve të miratuara të përzgjedhjes dhe miratimit të projekteve./Abcnews.al


Shtuar 13.10.2021 13:43