Kujt i shkon më shumë? Marina dhe Xhensila bëjnë xing me të njëjtën veshje (FOTO LAJM)

Xhensila Myrtezaj ishte një nga të ftuarat speciale në spektaklin “Portokalli”.

Këngëtarja performoi “Çelsin e zemrës” dhe i gjithë publiku këndoi bashkë me të.

E kuruar si gjithmonë, Xhensila shfaqej e veshur me një kostum të zi me pak bark jashtë dhe fundi poshtë gjurit.

Veshja i shkonte shumë, megjithatë vumë re se atë ja kemi parë edhe dikujt tjetër.

Bëhet fjalë për moderatoren Marina Vjollca, e cila e ka veshur në një nga puntatat e “Klanifornia”.

Sigurisht që edhe Marina dukej mjaft në formë dhe kjo veshje duhet thënë se qenka ideale edhe për vajzat brune edhe për ato bjonde.


Shtuar 2.01.2020 07:25