Eshtë ekstraduar në Rusi, shtetasi rus, Rasul Mislaev, i arrestuar në Tiranë për akuzën, terrorizëm.
Mësohet se ai iu është dorëzuar agjentëve të policisë ruse të cilët kanë mbërritur në Tiranë.
Ekstradimi i tij drejt Rusisë u bë rreth orës 01.00 të mëngjesit të sotëm.
Mislaev hyri në Shqipëri si emigrant i paligjshëm por gjatë survejimit dhe hetimit me teknika speciale, antiterrori shqiptar zbuloi se bëhej fjalë për një terrorist të përfshirë në ISIS.
“Ju lutem mos më depërtoni se atje do të më vrasin”, ka deklaruar Rasul Mislaev, i cili u arrestua disa kohë më parë në vendin tonë dhe akuzohet si pjesë e ISIS që në vitin 2013. /albeu.com/