ZYRTARE/ Vjosa Osmani mbetet jashtë qeverisë, kush janë 15 ministrat e propozuar nga Kurti

Kreu i Vetëvendosjes, dhe njëherësh kandidati për kryeministër në Kosovë, Albin Kurti, ka bërë propozimin e kabinetit qeveritar me 15 ministri, 2 zëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra.

Zëvendëskryeministër i parë ndërkaq është propozuar Avdullah Hoti nga LDK-ja.

Zëvendëskryeminsitër i dytë është propozuar Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa Vjosa Osmani pritet që të marrë drejtimin e Kuvendit, çka solli dhe një përplasje brenda LDK-së.

Osmani kishte kërkuar që të ishte në krye të Ministrisë së Brendshme dhe zv.kryeministre, por kjo nuk iu pranua nga qeveria e saj, duke vendosur në këtë pozicion Agim Veliun.

Këta janë emrat e ministrave:

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes

Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë

Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë

Hykmete Bajrami – Ministre për Arsim

Agim Veliu – Ministër i Brendshëm

Vlora Dumoshi- Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport

Ministria e Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca

Ministria e Drejtësisë – Albulena Haxhiu

Ministria e Financave dhe Transferve – Besnik Bislimi

Ministria e Ekonomisë – Rozeta Hajdari

Ministria e Shëndetësisë – Arben Vitia

Ministria e Integrimeve Evropiane – Blerim Reka.

Ministre e Administratës – Emilia Rexhepi

Për komunitete e Kthim – Dalitbor Jetvic

Për Zhvillim Rajonal – Ivan Millojevic


Shtuar 3.02.2020 12:41