Këto janë masat e reja për furrat, byrektoret, dhe ëmbëltoret në Kosovë

Ministrja e Ekonomisë, Tregtisë dhe Financave, Rozeta Hajdari ka bërë të ditur se furrat, burektoret, qebabtoret dhe ëmbëltoret nuk do të shesin brenda lokalit apo hapsirës së punës.

Përmes një konference për media, Hajdari ka folur për masat e reja rreth parandalimit të përhapjes së koronavirusit në Kosovë, e cila ndalon shitjen e ushqimeve brenda hapsirës së punës.

Sipas saj, ushqimet mund të shiten dhe të dëgohen tek marrësi, pra të kryejnë punën ‘take away’.

Biodroga – Men Anti-Age
Deri tani në Kosovë janë shënuar gjithsej 17 raste me koronavirus.


Shtuar 17.03.2020 17:57