Ditën e djeshme një pallat është përfshirë nga flakët në Tiranë. Për fat të mirë zjarrëfiksja mbërriti në kohë dhe nuk pati viktima, por vetëm dëme materiale.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 16.03.2020, rreth orës 06:30, në rrugën e Teleferikut , në katin e tretë të një pallati ka rënë zjarr në banesën e shtetasit G.Ç, 42 vjeç.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, ku u bë e mundur dhe fikja e zjarrit. Nga zjarri është dëmtuar lehtë pronari i banesës shtetasi G.Ç, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/
