Greqia në alarm nga koronavirusi, eksperti: Numri i të prekurve do vijojë të rritet

Ka shkuar në 32 numri i të prekurve nga koronavirusi në Greqi. Sipas “Protothemes” rasti i fundit eshte ai i nje gruaje 32 vjecare ne Selanik, e cila kishte udhetuar se fundmi ne Itali.

“Javët e ardhshme do të shohin një rritje të konsiderueshme të rasteve në Greqi,” tha Sotiris Tsiodras, profesori i sëmundjeve infektive ne Universitetin e Athinës, pjesë e ekspertëve që këshillon qeverinë greke për koronavirusin.

Sipas tij, numri i pacientëve që janë të prekur e qe nuk shfaqin simptoma është i lartë dhe shifra në total pritet të rritet, duke bërë edhe kalimin në faza të tjera të sëmundjes.

Sipas tij, në kushtet e një përhapjeje të tille të virusit masat kryesore mbeten higjiena personale dhe kujdesi i madh për të moshuarit apo pacientë që kanë të tjera patologji.

Sipas tij mund të kemi numër shumë më të madh të prekurisht, pasi sëmundja manifestohet me simptoma të buta ose pa shenja. Ai vlerëson se 5-10% të popullsisë do të preken nga sëmundja këtë vit.


Shtuar 6.03.2020 08:08