Veliaj nuk tërhiqet as nga kritikat e ashpra: Teatri, absolutisht që do të ndërtohet!

“Ooo absolutisht që po, sapo të mbarojmë historinë e pandemisë Teatri i Ri do të ndërtohet…”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Velija gjatë një interviste për emsionin “Aktualitet” në Fax Neës ka folur edhe për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, ku u shpreh se apsolutisht do të ndërtohet pas përfundimit të pandemisë.

Male: Teatrin e ri do ta ndërtoni?

Veliaj: Ooo absolutisht që po, sapo të mbarojmë historinë e pandemisë Teatri i Ri do të ndërtohet.

Po t’ju kujtoj janë të gjithë këto gjithologët që flasin për çdo gjë, por të ishim tërhequr për stadiumin nuk do të ishim këtu sot.

Ka qenë një pocaqi dhe sot është një vepër. Njerzimi ecën më shumë se histeria dhe historia është shumë herë më e madhe se këto episodet e histerisë. Po të jetë për histerinë unë do ti kisha lënë edhe sheshin edhe kalanë, edhe parkun.

Pyetja është këtu: Do të fitojë histeria apo historia? Unë e di që do të ketë histeri, por Tetari i ri do të ndërtohet. Bësoj se do të jetë kryevepra e radhës e Tiranës dhe pastaj të shkruhet historia.


Shtuar 29.04.2020 20:00