Theu rregullat e karantinës, arrestohet i moshuari në Kosovë (VIDEO)

Një person i moshuar është arrestuar sot nga policia e Kosovës në Obiliq.

Në video duket arrestimi i të moshuarit, ku sipas raportimeve prangosja ka ardhur pasi nuk është respektuar vendimi i qeverisë për mos lëvizjen e qytetarëve në kohë pandemie.

I moshuari është dërguar në stacion të policisë për intervistim ndërsa nuk dihet vendimi i prokurorit përkitazi me këtë rast.


Shtuar 15.04.2020 14:41