Juventusi ka fituar 4-0 kundër Lecces.
Pjersa e parë u mbyll 0-0, ndërsa në 45 minutat e dyta nisi dhe furia e vendasve.
Llogaritë u hapën nga Dybala që realizoi një supergol në minutën e 53′.
Ai mori një pasim nga Ronaldo në hyrje të zonës dhe me një goditje të fortë e pushoi në rrjetë për 1-0,
Ronaldo iu bashkua vallës së golashënuesve me një penallti në minutën e 62′.
CR7 ishte protagonist dhe në golin e Higuainit. Portugezi ndërmori një aksion personal dhe në zonë i dha një pasim me finte që e nxori vetëm me portier.
Argjentinasi nuk gaboi për 3-0. Në minutat e fundit kishte vend dhe për një gol të De Ligt që shënoi me kokë në të 86′.