Njihuni me nënë Xhilen, 110 vjeçaren që ende qëndis dhe punon (FOTO LAJM)

Kjo që po shihni në foto është nënë Xhilja me një histori të ashtëzakonshme teksa afron 110 vjetori i lindjes së saj.

Nënë Xhilja ka pasur një jetë plot të papritura e vëshirësi teksa ka jetuar në fshatin Shumrizë i Gramshit.

Ajo dëshmon se jeta është e bukur edhe në këtë moshë. Xhile Balla, e cila më 4 gusht pritet të mbushë plot 110 vite jeton e lumtur me djalin e saj.

Pavarësisht viteve që mban mbi supe, nënë Xhilja i lë të gjithë pa fjalë me shkathtësinë e saj. 110-vjeçarja qëndis dhe punon sikur vitet, të ishin vetëm numra.

Ajo ka katër djem dhe jeta e saj sigurisht që nuk ka qenë aspak e lehtë. Sot, nënë Xhilja jeton me një prej djemve dhe merr një pension vetëm 70 mijë lekë të vjetra.


Shtuar 22.06.2020 08:28