“Na mori “erzin” anekënd botës”, Nishani kritikon paraqitjen e Ramës gjatë takimit në Vjenë

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka publikuar një foto të takimit në Vjenë, ku kryeministri është në rolin e udhëheqësi të OSBE.

Ai ka komentuar paraqitjen e kryeministrit Rama teksa shkruan në Ffacebook se ishte i vetmi në takim që u paraqit “pa kollare dhe me model iranian”.

“I thonë ‘Kryeministri i Shqipërisë’, pa’ vetë si individ le të bëjë ç’të dojë!”, komenton Nishani.

Postimi i plotë:

Një takim shumë i rëndësishëm i Departamentit të Shtetit me Troikën e OSBE.

I vetmi pa kollare dhe me model iranian.

Na mori “erzin” anekënd botës.

I thonë “Kryeministri i Shqipërisë”, pa’ vetë si individ le të bëjë ç’të dojë!


Shtuar 28.08.2020 08:54