Prag ndeshja me Kezhlas, Laçi merr përgjigjet e tamponëve

Laçi luan ditën e nesërme ndaj skuadrës azerbajxhanase të Kezhlas ndeshjen e vlefshme për turin e parë në Ligën e Europës.

Kurbinasit do të kenë një sfidë mjaft të vështirë, megjithatë do të synojnë kualifikimin në turin tjetër të këtij kompeticioni mjaft të rëndësishëm.

Ndërkaq, te klubi i Laçit kanë marrë edhe përgjigjet e testeve për COVID-19, para se të niseshin për në Azerbajxhan.

Për fat të mirë, asnjë prej stafit teknik dhe lojtarëve të skuadrës nuk ka rezultuar pozitiv dhe trajneri Armando Cungu do ta ketë të plotë organikën. Kujtojmë se ndeshja mes Kezhlës dhe Laçit do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 19:00.

Fati e ka përballur edhe në të kaluarën Laçin me Kezhlën, teksa në atë kohë ata mbanin emrin e Inter Baku. Në ato dy ndeshje kurbinasit që ishin po me Cungun në stol u eliminuan prej faktorit fushë duke qenë se në azerbaxhan sfida u mbyll 0-0 dhe në Laç përfundoi me rezultatin 1-1.


Shtuar 26.08.2020 09:24