Interi ka mposhtur 5-0 Shakhtar Donets duke kaluar kështu në finale.
Pas vetëm 19-të minutash lojë Lautaro Martinez realizoi teksa u asistua nga Nicolo Barella.
Pjesa e parë përfundoi me vetëm këtë gol, derisa në të dytën u shënuan edhe tri të tjera.
Interi e vazhdoi dominimin e thellë ndaj skuadrës ukrainase, duke dyfishuar rezultatin me anë të Danilo D’Ambrosio në minutën e 64-të që u ndihmua nga Marcelo Brozovic.
Lautaro (74’), arriti që të realizonte edhe golin e dytë personal dhe të tretin për Interin derisa u asistua nga Romelu Lukaku.
Sulmuesi belg më pas kaloii në rolin e golashënuesit dhe në minutën e 78-të arriti të shënonte golin e katërt për skuadrën italiane.
Lukaku u gjend edhe një herë në listën e realiztorëve, pasi shënoi për 5-0 në minutën e 84-të me një shërbim mjaftë të mirë nga Stefan de Vrij.
Interi do të përballet në finale me Sevillan më 21 gusht.