James Rodrigues larg Realit, Premier League destinacioni i ardhshëm

James Rodriguez është duke pritur afatin kalimtat të verës për të gjetur skuadrën e re pasi hapësirat te Reali janë të limituara.

Është skuadra e Wolves që po përgatit një ofertë prej 60 milionë euro për yllin e Real Madrid.

Daily Mail raporton se ‘Ujqërit’ do të tentojnë transferimin e yllit të Kolumbisë.

Jamesit i kanë mbetur vetëm edhe një vit kontratë në ‘Santiago Bernabeu’, me Real Madrid që dëshiron të fitojë një shumë të konsiderueshme nga shitja e tij.

28 vjeçari te Real Madrid është transferuar në vitin 2014 nga Monaco, për 80 milionë euro.


Shtuar 11.03.2020 14:30