Zbardhet dëshmia e vajzës 20-vjeçare që u abuzua nga dy burra: Më futën me forcë në makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një vajzë e re ka rënë pre e përdhunimit nga dy shtetas të huaj.

Një 20-vjeçare greke në gjendje të rënduar psikologjike ka pranuar se është përdhunuar nga dy burra me origjinë pakistaneze.

Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Selanik, ndërsa mediat greke kanë zbardhur edhe dëshminë e saj.

Dëshmia:

“Ata ndaluan një makinë pranë meje dhe më kapën me forcë. Më futën në makinë dhe më çuan në shtëpinë e tyre. Të dy më përdhunuan atje dhe më pas më lanë të shkoj”, mësohet të ketë rrëfyer e reja.

Vajza fatkeqe sapo u largua nga shtëpia e pakistanezëve, njoftoi policinë për ngjarjen dhe sipas raportit mjeko-ligjor mbi përdhunimin konfirmohet deklarata e saj.

Por pas këtij momenti policia veproi për arrestimin e dy pakistanezëve, të cilët para uniformave blu mohuan aktin.

“Është bërë me pëlqimin e saj. Ne nuk e përdhunuam atë”, pretenduan dy autorët pakistanezë në dëshminë e tyre.

Dy autorët pritet të dalin para Gjykatës për masën e sigurisë.


Shtuar 30.09.2020 17:39