Panik në Tiranë-Durrës: Furgoni i sportistëve përplaset me fuoristradën

Pasditen e sotme ka ndodhur një aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës.

Burimet bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë 3 automjete, ku një fuoristradë dhe një furgon janë përplasur duke shkaktuar bllokimin e kalimit të mjeteve.

Mësohet se në furgonin e përfshirë në aksident udhëtonin disa sportistë.

Furgoni ndërkohë lexon KF Egnatia Rrogozhinë dhe duket se është në pronësi të klubit.

Deri tani raportohet për një të lënduar. Grupi hëtimor dhe policia ndodhet në vendngjarja dhe po heton mbi shkaqet e aksidentit. /albeu.com/


Shtuar 30.09.2020 16:56