Mikael Shumaker është transferuar nga shtëpia e tij në Zvicër në Majorka të Spanjës.
7 herë kampioni i botës në Formula 1 do ta vijojë rehabilitimin në vilën 40 milionë euroshe që bashkëshortja e tij, Korina e ka blerë tre vite më parë nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez.
Vila njihet me emrim “Villa Yasmin” dhe ndodhet në Majorka të Spanjës pranë bregdetit. Shumaker u aksidentua në dhjetor të 2013, teksa ishte duke bërë ski në Francë.
Që prej asaj kohe nuk ka ndonjë informacion të detajuar mbi gjendjen e ish-pilotit të Formula 1.