“Vdeksha unë për ty e Bashën”, Rama e humb përballë gazetares

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit LIVE me gazetarët nuk është kursyer edhe me të folurën.

Pyetjes se nëse po kopjon programin e Partisë Demokratike dhe kreut të saj, Lulzim Basha, ai ka dhënë një përgjigje jo të zakonshme.

Pyetja i është drejtuar Ramës nga gazetarja dhe Rama iu përgjigj me një batutë: “Vdeksha unë për ty dhe zotin Basha!”

Në përgjigjen e tij, Rama ka sugjeruar që fjala kopjim i programit duhet të përjashtohet nga fjalori.

Ndërkohë që ka shtua se: “Këta janë të parë, nuk janë të paparë! Janë shalqi të provuar disa herë. Këta njëherë, Saliu, Luli, Mona janë shalqi të provuar. Pra janë të papjekshëm. Ata janë si tramvaji i Tiranës, në çdo sektor një tramvaj. Po ku është tramvaji? Po të shkoni te SHQUPI ua tregojnë tramvajin, por kujdes merrni maskë me vete”.


Shtuar 29.09.2020 12:33