Ministri i Rindërtimit ka zbuluar rritjen e pagës për mjekët dhe infermierët të paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama.
Premtimi vjen pas 7 vitesh qeverisje, gjatë të cilës nuk u bë asnjë rritje, qoftë edhe subvencion të nivelit të inflacionit.
Ahmetaj tha se do të ketë një rritje deri në 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët.
Kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi se javën tjetër do të bëhet e ditur shuma e akorduar për rritjen e pagave për mjekët, infermierët dhe mësuesit.
“Javën tjetër do kemi paketën përfundimtare për rritjen e pagës së mjekëve dhe infermierëve”, tha Rama. /albeu.com