Pas fitores ndaj Valencias dhe kualifikimit në çerekfinalen e Champions League, lojtarët kanë shfaqur fanellën për qytetin e prekur nga koronavirusi me mesazhin emocionues: “Bergamo është me ju, mos u dorëzoni”.
Ndërkohë dhe në Twitter Atalanta u bëri një apel fansave të mos krijojnë tubime në qendër të Bergamos, në aeroportin Orio al Serio ose në Centro Bortolotti në Zingonia kur ekipi të kthehet nga Valencia. /albeu.com/