Një makinë në Tepelenë është djegur para një supermarketi. Policia tha se në lagjen “Mustafa Matohiti”, para minimarket “Balili”, ka marrë flakë i parkuar mjeti tip “Volsvagen”, autoveturë, me targa AA966LK.
Në vend shkuan menjëherë Shërbimi Zjarrfikës dhe ato policore, të cilat bënë të mundur shuarjen e tij.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve.