Një 37-vjeçare suedeze, Monica Huldt, ka vendosur që të lërë profesionin e sat të hershëm si mësuese e historisë për t’u kthyer në një modele seksi.
Ajo jetonte në Malmo të Suedisë, dhe ka tre fëmijë. Më parë jepte mësim në një shkollë fillore, si mësuese e historisë dhe tani ndihet mjaft e lumtur me punën e re që bën.
Huldt shtoi se ish-kolegët dhe ish-nxënësit e saj kanë filluar të blëjnë fotografitë e saj pasi është bërë e famshme.
Kujtojmë se ky nuk është rasti i parë kur një mësuese heq dorë nga profesioni për t’u kthyer në modele seksi, pasi në Europë kjo gjë po ndodh shpesh.
Mesazhi i plotë i saj:
Në fillim kisha ndjenja të çuditshme, por tani nuk më intereson më. Ish-nxënësit janë mbi 18 vjeç dhe mund të bëjnë ç’të duan me jetën e tyre. Madje disa nga ish-nxënësit kanë nisur të më shkruajnë në Instagram. Të njëjtën gjë kanë bërë dhe ish-kolegët e mi. Nxënësit më shkruajnë që jam një mësuese shumë e “nxehtë”. Më vjen të keq, unë atë e konsideroj thjesht një punë. Fillimisht kisha dëshirë të bëhesha arkeologe, sepse e dua historinë. Por më pas u bëra mësuese e historisë. Tani ndihem mirë me atë që bëj, fitoj mirë dhe kjo mjafton./albeu.com