Këtë të enjte, studentët janë mbledhur serish përpara Ministrisë së Arsimit, ndersa policia ka krijuar ka rrethuar godinen.
Të rinjtë kanë nisur thirrjet kundër qeverisë dhe uniformave blu, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe duke akuzuar policinë se mbron kriminelët dhe jo qytetarët.
Të lidhura
None found
“Poshtë diktatura, poshtë patronazhistët”, “Erdhën studentët!”, “Polici, këtu na ke, ti mbron kriminelët, jo ne”, “Polici e krimit”, janë disa nga thirrjet që dëgjohen gjatë protestës.
Studentët kanë përsëritur edhe sloganin “Rama në burg, Berisha në burg”, ndërsa kërkesa kryesore e tyre mbetet dorëheqja.
Protesta zhvillohet në kuadër të lëvizjes studentore që ka vijuar prej 17 ditësh, me të rinjtë që kërkojnë ndryshime dhe kundërshtojnë mënyrën se si qeveria ka reaguar ndaj protestave të tyre.





